Sektori për shkatërrim të krimit të organizuar dhe serioz parashtroi padi penale kundër ish drejtorit të Agjencisë për punësim V.P. (39) nga Shkupi për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe autorizim, me çka e ka dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për 844.121 denarë ose 13.725 euro. Siç informon MPB, V.P. si ushtrues i detyrës – drejtor i Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë, gjatë vitit 2016 në kundërshtim me ligjin për furnizime publike, pa procedurë të zbatuar ligjore, një personi juridik nga Shkupi i ka dhënë detyrë pune për sanimin e objektit. Në atë mënyrë ka mundësuar që personi juridik në mënyrë të paligjshme të fitojë interes pronësor prej 416.304 denarëve dhe për atë shumë e ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Maqedonisë.
Gjithashtu, i denoncuari në periudhën prej 28 tetorit të vitit 2015 deri më 30 janar të vitit 2016, në kundërshtim me Rregulloren për shfrytëzimin e automjeteve zyrtare, pronë e APRM-së edhe pa leje të Bordit Drejtues, më 28 tetor të vitit 2015 ka lidhur Marrëveshje për bashkëpunim teknik me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale gjatë implementimit të programeve aktive dhe masave për punësim.
Në bazë të kësaj marrëveshje, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale i ka lënë për shfrytëzim katër automjete pronësi e APRM-së. Për automjetet, që i ka lënë në përdorim, V.P. ka dhënë në shfrytëzim edhe kartela për karburante me limit të caktuar në dy pompa të benzinës. Që të mundësojë shfrytëzim të kartelave për karburant në pompat e benzinës, i denoncuari ka dhënë edhe kartela të dyfishuara identifikuese në emër të personave të punësuar si shoferë në Agjencinë për punësim, e pa njohurinë e tyre. Me shfrytëzimin e kartelave për karburant, në periudhën nga 28 tetori i vitit 2015 deri më 30 tetor të vitit 2016, është mbushur karburant me vlerë të tërësishme prej 427.817 denarë në dëm të buxhetit të Republikës së Maqedonisë.