Shkup, 25 prill – Drejtoria e Policisë Financiare në Prokurorinë Themelore Publike Shkup ka ngritur padi penale për “punë të pandërgjegjshme gjatë shërbimit” kundër ish drejtorëve të Agjencisë për film të Republikës së Maqedonisë, Darko Bashevski dhe Mimi Gjorgjoska Ilievska.
“Të denoncuarit D.B. dhe M.Gj.I si drejtorë të Agjencisë për film të Republikës së Maqedonisë për periudhën prej 07.08.2014 deri më 31.12.2016, duke e shfrytëzuar pozitën e vet zyrtare, kanë vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme në kryerjen e autorizimeve dhe detyrave të tyre zyrtare, në kundërshtim me nenin 12 paragrafi 1 alinetë 1 deri 7, nenin 13 paragrafi 3 dhe neni 18 paragrafi 1 alinea 7 nga Ligji për veprimtari filmike, nuk kanë përpiluar Vendime për kompensime të cilat Shoqata për tregti dhe shërbime “TOTAL TV” SHPK Shkup ka qenë e obliguar të llogarisë dhe paguajë si obligues ndaj Agjencisë për film të Republikës së Maqedonisë, e në bazë të të ardhurave të realizuara nga kryerja e veprimtarisë për periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2016″, thuhet në kumtesën e Policisë financiare.
Kompensimi, siç thonë, është në bazë të sigurimit të qasjes në internet dhe kjo shkallë prej një për qind nga të ardhurat e përgjithshme vjetore me vlerë prej 289.847.400 nga kryerja e veprimtarisë të cilat i ka realizuar Shoqata “TOTAL TV” SHPK Shkup.
Në këtë mënyrë ish drejtorët e denoncuar nuk kanë përgatitur Vendime për kompensime të caktuara dhe nuk kanë realizuar procedura juridike, me çka i kanë mundësuar Shoqatës “TOTAL TV” SHPK të përfitohet me dobi kundërligjore pronësore prej 2.898.474 denarë, duke e dëmtuar Agjencinë për film të Republikës së Maqedonisë.