Shkup, 24 janar – Sektori për punë të brendshme Tetovë në prokurorinë themelore publike Tetovë parahstroi padi penale kundër A.A. (e lindur më 1971) nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyhsimit të bazuar se ka kryer vepër penale “mashtrim” të paraparë dhe të dënueshëm sipas nenit 247 të Kodit penal të Republikës së Maqedonisë dhe në dëm të pesë personave ka përfituar dobi pronësore prej gjithsejt 1980 eurove, 100 dollarëve amerikanë dhe 37.000 denarëve.
MPB informon se më 22 janar, K.B. nga Tetova ka paraqitur se është mashtruar nga A.A., me të cilën janë njohur më 28.12.2017 dhe e cila i ka thënë se për një kompensim të caktuar në të holla mund t’i punësojë dy djemtë e saj në administratë shtetërore. A.A. e ka bindur K.B. se ka kontakte me funksionarë qeveritarë me ndikim, konkretisht me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovskin. Pas disa ditëve, K.B. i ka siguruar dokumentet e nevojshme për gjoa punësim, por meqenëse njëri djalë ka pasur vetëm arsim të mesëm, A.A. është ofruar që për kompensim prej 500 eurove t’i sigurojë diplomë për arsim të kryer të lartë. Duke pasur parasysh atë që edhe bashkëshorti i K.B. ka qenë i papunë dhe ka tentuar të sigurojë vizë pune amerikane, por dokumenti i tij i udhëtimit ka qenë para skadimit, A.A. është ofruar që të “ndihmojë”edhe për atë për kompensim prej 100 dollarëve amerokanë. Sopas marrëveshjes, K.B. i ka paguar A.A. 1.320 euro dhe 100 dollarë amerikanë.
Pasi që i ka paguar paratë, K.B. disa herë ka kontaktuar me A.A. për ta pyetur përse nuk po realizohen premtimet dhe të kërkojë t’ia kthejë paratë nëse nuk mund ta kryejë punën, e më pas e ka paraqitur mashtrimin në SPB Tetovë. Menjëherë pas paraqitjes, është siguruar A.A. dhe në bisedën e kryer ajo ka konstatuar ngjarjen e paraqitur, ndërkaq ka thënë edhe se në mënyrë të njejtë ka marrë para edhe nga katër persona të tjerë në rajonin e Tetovës dhe Kumanovës, duke u premtuar se do t’i punësojë si mësimdhënës në shkolla fillore dhe të mesme dhe vende të tjera të punës.
Pas dokumentimit të plotë të rastit në PTHP Tetovë është parashtruar padi penale kundër A.A. për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “mashtrim” të paraparë dhe të dënueshëm sipas nenit 247 të Kodit penal të Republikës së Maqedonisë.