Shkup, 6 korrik – Tetë persona janë arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në krim të dhunshëm dhe kundër tyre është ngritur padi penale. Të arrestuarit, të cilët ishin anëtarë të një grupi të organizuar kriminal gjatë vitit të kaluar dhe gjatë këtij viti përmes kërcënimeve për jetën dhe pasurisë së borxhlinjve të supozuar, në mënyrë të dhunshme kanë marrë dobi pronësore të konsiderueshme, me çka kanë shkaktuar dëme në pronat e qytetarëve përmes djegies së automjeteve dhe objekteve të të dëmtuarave. Dy prej tyre iu është caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve, ndërsa gjykatësi për dy të tjerë kishte caktuar masë paralajmëruese.
Këtë e informoi sot në pres-konferencë drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Llazo Vellkoski, i cili sqaroi se dje ishin arrestuar të gjithë anëtarët e grupit dhe shtoi se sipas të gjitha gjasave gjykatësi ka vlerësuar se prej tyre dy të cilëve iu ishte caktuar paraburgim janë më të rrezikshmit, gjegjësisht liderë të grupit.
Njëri ishte udhëheqës, ndërsa më i afërmi nga bashkëpunëtorët e tij ishte vëllai i tij. Ata dy janë në paraburgim.
MPB-ja dje deri te PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion ka dorëzuar padi penale kundër M.D.(40) dhe M.D.(34) të dy nga Saraji, pastaj kundër N.P.(49). T.P.(39) dhe P.J.(26) të tre nga Shkupi, si dhe K.Ç (66) nga Struga, L.M. (49) nga Velesi dhe T.P. (51) nga Negotina.
Këta persona janë të dyshuar për shumë vepra penale. Vellkoski sqaroi se dyshohen për shoqërim kriminal, prodhimtari të paautorizuar dhe lëshimin në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursorëve, zhvatje, shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm, përpunim të paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti me armë ose materiale shpërthyese dhe pengim të personit zyrtar në kryerjen e veprimeve zyrtare.
Sipas të dhënave të hetimit grupi kriminal vepronte në rajonin e qytetit të Shkupit.
Është dokumentuar dhe detektuar edhe një rast i tregtisë ilegale me heroinë, në të cilin ishte përfshirë grupi. Në aksin rrugor Shkup-Veles është ndaluar një nga anëtarët e grupit dhe te ai është gjetur heroina.
Vellkovski informon se dje MPB-ja kishte zbardhur edhe shumë vepra penale të tjera nga lëmia e delikteve pronësore – grabitje dhe vjedhje, me çka janë arrestuar tre persona.