Shkup, 11 janar – Për shkak të ekzistimit të bazës për dyshim për vepër të kryer penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”, Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike në Strugë ngriti padi penale kundër V.P. (62) nga Struga.
“Më 6 dhjetor 2020 në orën 16:55 gjatë kontrollit të dy personave, të cilëve iu ishte dhënë vendim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim shtëpiak, ai nuk është gjetur në shtëpinë e tij, gjegjësisht nuk i ka respektuar masat e mbrojtjes”, njofton MPB në Buletinin ditor.