Shkup, 5 korrik – SPB – Shkup sot ka parashtruar padi penale deri te PTHP – Shkup kundër K.A. (40) për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “vrasje”.
I denoncuari veprën penale e ka kryer më 18 qershor rreth orës 20:45 në rrugën “2” në fsatin Studeniçan, Shkup. Ai me armë zjarri ka shtënë disa plumba në drejtim të personit E.SH. (28) nga fshati Mralinë, Shkup, pas çka me automjet e ka braktisur vendin e ngjarjes.
E.SH. nga plagët e marra, menjëherë është transferuar në Qendrën klinike “Nënë Tereza”, ndërsa ditën e ardhshme, më 19 qershor iu nënshtrua plagëve.