Legjenda e sportit të boksit Manny Pacquaio rikthehet këtë të shtunë në ring për duelin 71-të të karrierës së tij. Boksieri filipinas do ndeshet me kampionin amerikan Keith Thurman, i cili vjen me një rekord të pamposhtur prej 29 fitoresh, 22 prej të cilave me nokaut.
Edhe pse në moshën 40-vjeçare, Pacquaio konsiderohet si boksieri favorit për ta fituar këtë duel sipas kompanive të basteve. Fituesi i përballjes do të bëjë të tijin brezin kampion bote të konfederatës WBA në kategorinë e peshës “welterweight” (66.7 kg).