Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, është shprehur optimist rreth procesit të votimit për pranimin e Kosovës në Interpol.
Siç ka thënë Pacolli, na ndajnë vetëm disa ora deri në vendimin e rëndësishëm, për të cilin ai ka thënë se beson që do të jetë PRO Kosovës, shkruan gazetametro.net.
“Po, ne na ndajnë vetëm disa ora deri tek momenti i rëndësishëm për në. Momenti kur dihet nëse Kosova do të jetë anëtare e Interpolit ose jo. Unë besoj që po, për arsye se vota PRO është një votë e merituar”, ka thënë Pacolli në Dubai.
Ministri i Jashtëm beson se nesër në orën 11:00, nëse nuk do të ketë ndonjë befasi, Kosova do të jetë anëtare e Interpol.
“Unë mendoj që nesër në orën 11:00, me orën lokale, Kosova do të jetë anëtare e INTERPOL. Unë di që shumë shtete më kanë premtuar se do të votojnë, por duhet ditur se votimi është i fshehur”, ka shtuar Pacolli.
Ndërkaq, i pari i diplomacisë kosovare ka thënë se beson që punët për këtë proces kanë shkuar sipas planit, duke shtuar se Kosova është në një pozitë të mirë.
“Deri sot besoj se ka shkuar gjithçka ka shkuar sipas planit. Ne kemi informacione se Kosova ësht ënë një pozitë shumë të mirë. Shpresoj që të mos ketë surpriza”, ka deklaruar në fund ai.
Ndërkohë, të qënurit anëtare në INTERPOL, po konsiderohej si ngjarje me rëndësi të madhe për Kosovën, madje si një ndër më të mëdhatë pas pavarësisë.