Prishtinë, 20 korrik – Shefi i Diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli pohoi se asnjë vend nuk e ka tërhequr pranimin e pavarësisë së Kosovës, duke shtuar se kur një shtet e tërheq pranimin e shtetit tjetër, ajo do të thotë shpallje e gjendjes së luftës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Pacolli thotë se nëse një notë verbale për pranim dërgohet deri te shteti i caktuar, atëherë edhe për tërheqjen, me notë duhet të njoftohet shteti i njëjtë.
Sipas tij, gjithçka që ndodh rreth gjoja tërheqjes së pranimit të pavarësisë së Kosovës dukshëm është fushatë e Serbisë.