Shkup, 25 tetor – Ministri i jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli sot do të realizojë vizitë zyrtare njëditore në Maqedoni. Pacolli përveç me homologun e tij Nikolla Dimitrov, do të pritet edhe nga kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi si dhe kryeministri Zoran Zaev, njofton MPJ. Pritet në takim të këmbehen mendime për çështje me interes të përbashkët, me theks intensifikimin e bashkëpunimit bilateral politik dhe ekonomik, veçmas infrastrukturën dhe bashkëpunimin energjetik.