Shkup, 10 tetor – Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherë Ministës i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur dje në një takim kryetarin aktual të Shkupit, Koce Trajanovski, shkruan gazeta KOHA. Njoftimin për takimin e ka bërë vet Trajanovski, i cili në faqen e tij në Facebook, ka shkruar se me Pacollin ka biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm të komunave nga të dyja shtetet, si dhe thellimin edhe më tej të bashkëpunimit të komunave, në veçanti të Shkupit me Prishtinën. Ndryshe, zgjedhjet lokale në Maqedoni mbahen më 15 tetor, ndërsa shtatë ditë më vonë, edhe në Kosovë. (koha.mk)