Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka vlerësuar se sot Policia e Kosovës ka vepruar sipas ligjit të vendit tonë, pasi në Veri të Mitrovicës ka arrestuar Marko Gjuriqin.
Postimi i Pacollit në Facebook:
Sot Policia e Kosovës ka vepruar sipas ligjit të vendit tonë. Në Veri të Mitrovicës ka arrestuar Z. Gjuriq. Tani mbas kalimit të të gjitha procedurave, është duke u bërë e mundur deportimi i tij jashtë Republikës së Kosovës.
Atij u është tërhequr vërejtja disa herë që ti respekton ligjet e Kosovës, siç duhet respektuar ligjet e nikoqirit, çdo qytetar, kudo që shkon.