Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është deklaruar pas dështimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL, me ç’rast ka thënë se sot nuk ka asnjë fitues, e as humbës.
Përkundrazi, siç ai është shprehur, me rezultatin e sotëm ka fituuar vetëm e keqja.
“Sot nuk ka fitues, nuk ka fituar as Kosova, as Serbia. Por mund të them që i vetmi fitues sot është e keqja. Më vjen shumë keq kur punën tonë që e kemi bërë, kur qe një vit jemi të angazhuar, është bërë një punë e mrekullueshme, sot nuk u shpërblye edhe pse Kosova mori më së shumti vota. Por si e pamë të gjithë është vështirë në këto kushte të sigurohen 2/3 e votave”, deklaroi Pacolli nga Dubai.
Pavarësisht kësaj, shefi i diplomacisë kosovare vlerësoi se Kosova nuk duhet të dekurajohet, porse të vazhdojë të punojë tutje për t’u bërë pjesë e organizatës më të madhe të policisë ndërkombëtare.
“Unë besoj që nuk duhet të dekurajohemi, Kosova si shtet duhet të ecë përpara, institucionet duhet të forcohen. Kërkoj nga spektri politik në Kosovë unitet në këtë drejtim dhe ne nuk duhet të habitemi, por të bëhemi më të fortë që të ecim përpara.
Një është e sigurtë, kësaj iniciative nuk i ka munuguar puna dhe përkushtimi”, nënvizio ai.
Ndërkohë, Kosova gjatë ditës së sotme dështoi në dy runde radhazi që t’i marrë votat e mjaftueshme në Asmablenë e Përgjithshme të INTERPOL-it për t’u bërë anëtare e kësaj organizate.