Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratave të homologut rus Sergei Lavrov se SHBA po provon ta anëtarësojë Kosovën në NATO.
Pacolli me këtë rast tha se Kosovën s’mund ta ndalojë askush drejt këtij qëllimi strategjik. “Për homologun tim rus, Lavrov: Kosova do të bëhet anëtare e NATO-s me mbështetjen e SHBA-së dhe Evropës. Ky është fati ynë, është zgjedhja jonë e lirë. Askush, aq më pak Rusia, nuk mund të na pengojë nga ky qëllim strategjik që mbron rajonin tonë”.
Lavrov kishte deklaruar se Shtetet e Bashkuara po provojnë të fusin Kosovën në NATO, bashkë me bazën e saj Bondsteel.