Ditë vendimtare për seriozitetin e shtetit të Kosovës e ka quajtur Behgjet Pacolli, atë në të cilën pritet të miratohet demarkacioni me Malin e Zi.
Ai ka bërë thirrje që të votohet demarkacioni, derisa ka thënë se “çdo padrejtësi, nëse ka ndodhur, do të korrigjohet”.
“Nesër (Sot), ditë vendimtare për seriozitetin e shtetit tonë! Kush e ka të shenjtë interesin e popullit të Kosovës, emrin e mirë të shtetit, lëvizjen e lirë, kush do që të mos varemi për interesat tona nga shtetet fqinjë, të votojë PRO DEMARKACIONIT. Askush, as Mali i Zi, shtet mik anëtar i NATO-s, nuk mund të cenojë territorin e Kosovës. Çdo padrejtësi, nëse ka ndodhur, do të korrigjohet!”, ka shkruar Pacolli.