Prishtinë, 16 janar – Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministër i Punëve të Jashtme, Bexhet Pacolli vlerëson se Qeveria, në krye të së cilës është Ramush Haradinaj, nuk guxon ta refuzojë kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe duhet ta heqë taksën prej 100 për qind të importimit të produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Në një intervistë për radio televizionin publik të Kosovës, RTK, Pacolli tha se do të bisedojë për Haradinajn për mundësinë që t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së Uashingtonit. Shefi i tij, kryetari i Qeverisë, nga ana tjetër, sot përsëri porositi se edhe krahas kërkesës së SHBA-së, taksa nuk do të pezullohet derisa Serbia nuk e njeh Kosovën.
Duke folur për politikën e jashtme të Kosovës, Pacolli në intervistën për RTK-në shprehu keqardhje që puna e tij është vështirësuar për shkak të, siç tha, “mungesës së unitetit tek kreu shtetëror i Kosovës”.
Duke folur për politikën e jashtme të Kosovës, Pacolli në intervistën për RTK-në shprehu keqardhje që puna e tij është vështirësuar për shkak, të siç tha “mungesës së unitetit tek kreu shtetëror i Kosovës”.
Shefi i diplomacisë kosovare tha se është e saktë se “qëndrimet e ndryshme të presidentit (Hashim Thaçi) dhe kryeministrit (Haradinaj) lidhur me dialogun me Serbinë krijojnë paqartësi të caktuara”.
Sipas Pacollit, në dialogun me Beogradin, Prishtina duhet të bëjë “disa kompromise të caktuara”, të cilat, siç tha, mund të jenë të “nevojshme në kuadër të demarkacionit me Serbinë”