Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se i është mirënjohës SHBA-së për bashkëpunimin që ka treguar për kthimin e 110 kosovarëve nga Siria, shkruan Klan Kosova, transmeton gazeta Koha.
“Mirëpres kthimin e 110 shtetasve kosovarë nga Siria. Ne kemi vendosur një shembull për Koalicionin Global dhe MS që të qëndrojë në përputhje me obligimet ndaj qytetarëve tanë dhe qëllimet tona si koalicion”.
“ Mirënjohës ndaj përkrahjes së qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe Forcave Demokratike Siriane për bashkëpunim. Ligji do të zbatohet”, ka shkruar Pacolli.