Shkup, 25 tetor – Mnistri i jashtëm i Maqedonisë Nikolla Dimitrov ka pritur sot homologun e tij kosovar, Behgjet Pacolli.
Temë e takimit kanë qenë tema që lidhen me aktualitetin në vend, ndërsa është paralajmëruar edhe mbajtja e seancave të përbashkëta mes dyja qeverive, në fillimin e vitit të ardhshëm.
“U dakorduam që të mbajmë edhe seanca të përbashkëta qeveritare, kemi 19 marrëveshje bilaterale mes veti, por ka edhe shumë iniciativa nga ana jonë, rreth 20. Dy ministritë paraprakisht do të mbajnë konsultime ku do të përfshihen edhe ekspertë nga ministritë tjera resore që të përgatisin pikat para se të mbahet seanca e përbashkët qeveritare”, ka thënë Dimitrov.
#LIVE Press i Behxhet Pacollit dhe Nikolla Dimitrov
Geplaatst door Portalb op woensdag 25 oktober 2017