Ish-eurodeputetja Doris Pack, që tani është Presidente e EPP Ëomen, që i përket grupimit më të madh politik evropian, Partisë Popullore Europiane, ka dalë në përkrahje të Vjosa Osmanit, si kandidate për shef qeverie në Kosovë.
Këtë Pack e ka bërë të ditur nëpërmjet Facebook, shkruan gazeta inFokus.
“Vjosa Osmani ka kandiduar për kryeministre të Kosovës! Lajm shumë i mirë i cili do ta ndihmojë LDK-në të bindë elektoratin që idetë e projektet e reja do të ndryshojnë politikat për të mirë. Unë dhe EPPËomen fuqishëm përkrahim kandidaturën e saj! Në vijë me moton e vitit (Vizioni i grave për një Europë më të mirë) ajo do të punojë për një vizion më të mirë për Kosovë”, ka shkruar Pack.