Ministria e Shëndetësisë i informon se gjatë vizitës së Papës Françesku, pacientët nga i gjithë shteti pa pengesë do t’i marrin të gjitha intervenimet e nevojshme shëndetësore dhe me plan të veçantë të Ministrisë, në mënyrë përkatëse do t’u përgjigjet të gjitha nevojave mjekësore urgjente të qytetarëve.
Nga Ministria e Shëndetësisë u bëjnë apel të gjithë qytetarëve të drejtohen në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” (Spitali Ushtarak), për të gjitha nevojat shëndetësore, si dhe në Klinikën për Sëmundje Kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit” )ish Spitali i Përgjithshëm) për të gjitha nevojat lidhur me kirurgjinë digestive, tramautologjinë, sëmundjeve ortopedike, reanimacion dhe kurim intensiv, urologji dhe neurokirurgji.
Gjithashtu, qytetarët mund të drejtohen drejt Qendrës Klinike dhe për të gjitha shërbimet në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve dhe në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës.
Siç qëndron në kumtesë, ndalesa për qasje me automjete private në qarkun e Qendrës Klinike, do të fillojë më 6 maj të vitit 2019 në orën 18.00 dhe do të zgjasë 24 orë, më saktë deri në orën 18.00 më 7 maj.(koha.mk)