Hulumtuesit shkencor kanë gjetur prova se pacientët e moshuar spitalor të trajtuar nga mjekët femra kanë rrezik më të ulët të vdekshmërisë dhe të ripranimit në krahasim me ata të trajtohen nga mjekët meshkuj, duke sugjeruar se femrat mund të jenë duke bërë diçka ndryshe në trajtimin e pacientëve të tyre. Në qoftë se të gjithë mjekët do të mund të arrijnë të njëjtin nivel të kujdesit të pacientëve si disa nga kolegët e tyre femra me performancë të lartë, ekipi thotë se do të kishin 32.000 vdekje më pak në vit në mesin e pacientëve të Medicare ( Programi federal i sigurimit shëndetësor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për njerëzit që janë 65 vjeç ose më të vjetër, njerëz më të ri me nevoja të veçanta dhe ata me sëmundjen renale kronike). “Diferenca në normat e vdekshmërisë na befasoi”, tha autori kryesor Yusuke Tsugawa nga Universiteti i Harvardit. “Gjinia e mjekut duket të jetë veçanërisht e rëndësishme për pacientët që janë më të sëmurit. Këto rezultate tregojnë se dallimet e mundshme në modelet praktike midis mjekëve meshkuj dhe femra mund të ketë implikime të rëndësishme klinike”. Ekipi ka analizuar të dhënat nga më shumë se 1,5 milionë përfitues Medicare në SHBA – 620.000 burra dhe 960.000 gra, të cilët ishin 65 vjet ose më të vjetër dhe ishin shtruar në spital. Ata ishin trajtuar nga mjekët meshkuj dhe femra – 20.000 femra dhe 60.000 meshkuj në mes të viteve 2011 dhe 2014. Në këtë grup të të dhënave, ekipi gjithashtu ka marr parasysh edhe arsyen për të cilën pacienti u shtrua në spital, si dhe sa ishte serioze gjendja e tyre shëndetësore. Ata gjetën se pacientët që trajtohen nga mjekët femra kishin 4 për qind më pak gjasa të vdesin para kohe pas vizitave dhe kishin një rrezik 5 për qind më të ulët të ripranimit në spital gjatë 30 ditëve pas vizitës së tyre. Për të hulumtuar më tej, ekipi mori grupin e të dhënave dhe në krahasim të rezultateve të tyre në mënyrë rigoroze me spitalistët – profesionistë të kujdesit shëndetësor të cilët punojnë brenda spitaleve dhe kanë pacientët e regjistruar vetëm në bazë të kohës që kanë dhe gjetën se rezultatet nuk kanë ndryshuar. Ata shtuan edhe një gjasë për të hequr çdo shans që mjekët femra janë thjesht duke zgjedhur ose duke caktuar persona më pak të rrezikuar për të cilët kish më pak të ngjarë të vuajnë nga një vdekje të parakohshme, apo të kishin një shans më të lartë të ripranimit. Fakti që rezultatet nuk ndryshojnë, tregon se mund të ketë diçka që mjekët femra janë duke bërë ndryshe në trajtimin e tyre të pacientëve, në krahasim me kolegët e tyre meshkuj – edhe pse kjo nuk është e qartë se çka është ende.
Autori Ashish Jha tha se “Nuk kishte prova të mjaftueshme që mjekët meshkuj dhe femra të praktikojnë ndryshe mjekësinë. Gjetjet tona sugjerojnë se këto dallime nuk janë për t’u anashkaluar dhe janë të rëndësishme për shëndetin e pacientit. Ne duhet të kuptojmë se pse mjekët femra kanë vdekshmëri më të ulët të pacientëve në mënyrë që të gjithë pacientët mund të kenë rezultatet më të mira të mundshme të trajtimit, pavarësisht nga gjinia e mjekut të tyre”. Hulumtimet e mëparshme kanë gjetur prova se mjekët femra në përgjithësi ju përmbahen më shumë udhëzimeve klinike sesa mjekët meshkuj, dhe kanë gjithashtu më shumë gjasa për të mundësuar “komunikimin me pacientin në qendër”, por më shumë hulumtime janë të nevojshme për të parë nëse këto dallime rezultojnë në jetë të shpëtuar, dhe çfarë faktorë të tjerë janë në lojë. “Unë mendoj se është e këto dallime praktikë që ndoshta shpjegojnë rezultatet që kemi”, tha Jha Julia Belluz në Vox. “Në qoftë se unë kam të drejtë në këtë, kjo është lajm i mirë për ata prej nesh që janë mjekët meshkuj, sepse ato janë gjëra që ne mund të mësojmë”. Zbulimet e tilla janë lajm i mirë për këdo që ka një mjeke femër, por ato gjithashtu theksojnë nivelin e pabarazisë në sistemin shëndetësor amerikan. Mjekët femra përbëjnë vetëm një të tretën e totalit të fuqisë punëtore të mjekësisë amerikane – një fakt që është theksuar në studimin nga raporti i mjekëve femra ndaj mjekëve meshkuj të cilët ishin të përfshirë në studim – dhe mjekët femra janë shpesh më pak të paguar dhe promovuar sesa kolegët e tyre meshkuj. Puna e ekipit shkencor është publikuar në JAMA Internal Medicine.