Eintracht Frankfurt njoftoi një rinovim të rëndësishëm në shtëpi. Goncalo Paciencia ka zgjatur kontratën me klubin gjerman deri në vitin 2023 çka largon automatikisht zërat për një largim të tij me 2-3 ekipe që kishin trokitur në dyert e klubit. Paciencia është një nga lojtarët më të rëndësishëm në sulmin e Eintracht duke luajtur 31 ndeshje deri tani në të gjitha kompeticionet me 10 gola të shënuar e 4 asiste. I blerë për vetëm 3 milionë euro nga Porto në 2018, sulmuesi portugez ka rritur vlerën e tij me këto paraqitje dhe tashmë vlen të paktën 20 milionë euro.