Shkup, 10 shtator – I përshëndesim masat qeveritare për mbështetje të investimeve dhe për rritjen e rrogave, por së pari duhet të zgjidhen problemet të cilat e pengojnë punën tonë, ndërsa ato janë shumë dhe janë kryesisht nga karakteri administrativ, e porositën kompanitë zëvendëskryeministrin Koço Angjushev.
Në Odën Ekonomike të Maqedonisë ku Angjushevi i prezantonte masat më të reja të Qeverisë për nxitjen e konkurrencës, sektori i biznesit tregoi se pas katër e më shumë muajve pritet import i lëndëve të para, vonon sjellja e vendimeve ligjore prej të cilave varen shumë plane biznesi, nga një javë zgjasin procedurat doganore, kërkohen certifikate të ndryshme dhe dokumente për produkte të njëjta,…
“Në prodhimtari nuk guxon të ketë pritje dhe vonesa prej shtatë ditëve. Në rregull është kjo që po e bën Qeveria që të na ndihmojë, por ka shumë probleme të cilat nuk janë zgjidhur. Edhe po të marrim mbështetje nga shteti, se si do ta shfrytëzojmë kur ballafaqohemi me vështirësi të tilla”, tha Mirosllav Gjogjiovski nga “Geoprom”.
Zëvendëskryeministri Angjushev u pajtua se administrata është e ngadalshme dhe se, siç tha, bën probleme. Në këtë kontekst paralajmëroi së shpejti hapjen e zyrës së veçantë në të cilën kompanitë on-lajn do të mund të denoncojnë probleme gjatë punës, ndërsa qëllimi është reagimi i shpejtë.
Ai paraprakisht apelon, që të gjitha firmat deri në fund të këtij muaji të aplikojnë për mbështetje të investimeve. Mjetet janë siguruar, edhe si vitin e kaluar, do të paguhen plotësisht deri më 25 dhjetor.
“Deri në këtë moment, 4.000 kompani janë kualifikuar që të aplikojnë për këtë masë. Aplikoni, mjete në Buxhet ka dhe do të transferohen deri në një denarë deri më 25 dhjetor, si vitin e kaluar, potencon Angjushev, duke shtuar se masa përfshin edhe prodhimtari jomateriale (të softuerëve), ndërsa ka të bëjë edhe me sektorin e bujqësisë, në pjesën e përpunimit.
Për zgjidhjet inovative, nënvizoi, subvencioni është 30, e jo 20 për qind, edhe pse për to më së miri është që të konkurrohet në Fondin për inovacione i cili mbulon deri më 70 për qind të investimit.
Në lidhje me ligjin për subvencionimin e kontributeve dhe rritjen e pagave, informon se tashmë është vendosur në RVKE ku mund të shqyrtohet dhe pastaj të vendosen propozime që të shqyrtohet edhe pastaj do të dorëzohen propozime për përmirësimin e tij. Vitin e ardhshëm, theksoi zëvendëskryeministri, për këtë masë do të sigurohen 40 milionë euro. Masa do të zgjasë tri vite dhe është fleksibile. Vlen edhe për rritje suksesive të pagave, si dhe për për personat e sapo punësuar. Nuk parasheh penallti, e as kthimin e mjeteve nga ana e firmave nëse i punësuari, paga e të cilit është rritur, vendos që të largohet.
“Kompanitë do të paguajnë vetëm neto pagë dhe tatim personal ose 10 për qind. 37 për qind tjera, për sigurim shëndetësor dhe pensional, plus shtesat për social, do t’i mbulojë shteti. Nuk do të ketë nevojë për kurrfarë administrimi, procedurat janë maksimalisht të thjeshta. Duhet vetëm të plotësohet se sa është rritur rroga”, sqaroi zëvendëskryeministri.
Edhe me këtë rast Angjushevi potencoi se qëllimi i masës është investimi në kapital njerëzor. Përsëriti se rritja e ekonomisë është limituar nëse nuk ka kuadër adekuat, ndërsa vendi për momentin ballafaqohet me atë. Është e rëndësishme, shtoi edhe produktiviteti për çka, tha, nevojitet teknologji e nevojshme bashkëkohore, persona të trajnuar të cilët do të dinë që të punojnë me atë dhe ekipi i mirë i menaxherëve. Për dy punët e para, theksoi, shteti tashmë ndihmon. Foli edhe për arsimin dual, si faktor kyç në produktivitetin e kuadrit adekuat, sipas nevojave të tregut të punës. (koha.mk)