Shkup, 14 gusht- Për shkak të defektit të tubacionit nga F-1 në rrugën “Shandor Petefi” 12, në lagjen Draçevë, ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë konsumatorët e rrugëve “Shandor Petefi”, “Sllavço Stoimenov” dhe një pjesë e “Sllavka Dimkova”.
Siç kumtoi QEMK-Shkup pas njoftimit të marrë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 09.15 deri në përfundimin e punëve.