Shkup, 1 tetor – Pa ujë nesër prej orës 09:00 deri në orën 13:00 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të lagjes Radishan, në komunën e Butelit.
Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, ndërprerja është për shkak të pastrimit dhe dezinfektimit të Rezervuarit për ujë – Radishan.