Shkup, 6 prill – NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” kumtoi se nesër prej orës 9 ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit e një pjese të bulevardit “Serbia” dhe pompës së benzinës “Okta” në komunën e Aerodromit për shkak të lidhjes së ujësjellësit në bulevard.
Prej orës 9 ujë nuk do të kenë edhe shfrytëzuesit e rr. “Topaanska” dhe rr, “Vojdan Çernodrinski” për shkak të lidhjes së ujësjellësit në bulevardin “Nikolla Karev”.(koha.mk)