Shkup, 28 mars – Pa furnizim me ujë nesër nga ora 9 e deri në përfundimin e intervenimit do të mbesin konsumatorët e disa pjesëve të rrugëve “Aminta Treti”, “Pirinska”, “Orce Nikollov” dhe “Çedomir Minderoviq” në Komunën Qendër.
QRMK pas njoftimit nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” kumtoi se ndërprerja në furnizimin me ujë është për shkak të defektit të mbyllësit të rrjetit të ujësjellësit me diametër 80 mm në udhëkryqin e rrugëve “Aminta Treti” dhe “Pirinska”.