Shkup, 9 janar – Për shkak të evitimit të defektit nesër do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të rrugës “divizioni i 50-të”, një pjesë e rrugës “Jordan Mijallkov” dhe objekti i Ministrisë së Shëndetësisë në Komunën Qendër, kumtoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit.
Ndërprerja do të fillojë në orën tetë të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në evitimin e defektit.