Shkup, 9 maj – Për shkak të aktiviteteve teknike në rrjetin distributor nesër pa rrymë do të mbesin një pjesë e disa komunave të Shkupit.
Nga ora 8:20 deri në orën 13:00 pa ujë do të jenë konsumatorët e një pjese të rrugës “Brigada kosovaro-maqedonase” dhe një pjesë e “Brigadës së dytë maqedonase” në Çair, nga ora 9:00 deri në orën 11:00 shfrytëzuesit e “Anton Popov”, ndërtesat nr.148 dhe nr.161 në Gazi Babë, nga ora 9:00 deri në orën 13:00 të gjitha objektet ekonomike dhe joekonomike në kuadër të ish fabrikës së Qelqit Shkup, komuna e Kisella Vodës, nga ora 9:00 deri në orën 15:00 konsumatorët e “Volgogradska” 1,2,3 dhe 4, komuna e Karposhit, nga ora 12:00 deri në orën 15:00 konsumatorët nga “Çairska” , “Virgino” dhe “Brigada e 7-të shqiptare” në Çair.