Kryeministrja britanike Tereza Mej dhe ministrja e parë skoceze Nikolla Starxhen, nuk arritën t’i tejkalojnë dallimet e mëdha rreth Bregzitit dhe shpërbërjes së Britanisë nga BE, si dhe rreth nevojës për organizimin e referendumit të ri për pavarësi. Sipas mediave londineze të cilat takimit i japin publicitet të madh, bisedimet midis “dy zonjave” të politikës britanike kanë kaluar “përfundimisht ftohtë”.
Në deklaratën pas bisedimeve, Mej e përsëriti pozitën e saj paraprake se “tani është koha që të gjithë (në Mbretërinë e Bashkuar) të jenë të bashkuar”, në momente kur vendi e ngrit procesin e Brgzitit. Starxhen megjithatë, mbeti në pozitën e saj që të organizohet referendum i ri për shkëputjen e Skocisë nga Britania e Madhe, vetëm dy vjet e gjysmë pas referendumit të parë, që u zbatua më 14 shtator të vitit 2014.
“Nuk ka argument racional për anulimin e referendumit të dytë për pavarësi”, theksoi Starxhen për mediat. Takimi i organizuar drejtpërdrejtë para ngritjes formale të së nesërmes të Bregzitit, u organizua me qëllim që të tejkalohen dallimet, por edhe si pjesë e strategjisë së qeverisë në Londër për të biseduar me të gjitha pjesët në Britani, para hapjes së procesit për shpërbërjen me BE-në.
Në referendumin nga 23 qershori i vitit të kaluar, Skocia me shumicë të madhe votoi kundër braktisjes së Unionit. Politikanët nga Partia qeveriatre nacionale skoceze (SNP) të cilët fuqishëm agjituan kundër Bregzitit, sqarojnë se anëtarësimi në BE është nga “interesi kombëtar” për skocezët. Liderja e partisë dhe ministre e parë Straxhen që pas referendumit tha se pas votimit të Bregzitit, referendumi i dytë mbetet “domosdoshmëri”.
Më vonë, ajo e lidhi këtë me kërkesën e marrëveshjes midis Edinburgut dhe Londrës për qëndrimin e Britanisë (dhe Skocisë) në treg të përbashkët të BE-së, që praktikisht do të ishte Bregzit “i butë”. Qeveria britanike i hodhi poshtë sugjerimet e tilla, që për SNP-në dhe Starxhen ishte marrë si justifikim për ngritjen e procesit për referendum të dytë për pavarësi, por Mej këtu shikon si në “lojëra politike të SPN-së” dhe porositi se do ta bllokojë kërkesën për referendum të ri në Skoci.