Votimi i të sëmurëve dhe personave të pafuqishëm në Berovë, Dellçevë, Makedonska Kamenicë dhe Pehçevë zhvillohet pa kurrfarë probleme. Numri i tërësishëm i të sëmurëve dhe personave të pafuqishëm të cilët sot në suaza të Zgjedhjeve presidenciale votojnë në këto katër komuna arrin 440 persona.
“Në Berovë sot votojnë 140 të sëmurë dhe persona të pafuqishëm ose 40 të sëmurë plotësues dhe persona të pafuqishëm më shumë në krahasim me rrethin e parë. Votimi zhvillohet pa probleme”, kumtoi Misho Dogazansko nga Komisioni komunal zgjedhor në Berovë.
Numër më i nadh i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm është regjistruar në Dellçevë.
“Në Dellçevë votimi i të sëmurëve dhe qytetarëve të pafuqishëm rrjedh në mënyrën më të mirë. Në rrethin e dytë në Dellçevë të drejtë të votimit kanë 237persona të kësaj kategorie të qytetarëve që është për 42 më shumë në krahasim me rrethin e parë”, kumtoi Vlladimir Petrovski, kryetar i Komisionit komunal zgjedhor nga Dellçeva.
Në të dy komunat më të vogla të Lindjes, në Pehçevë dhe Makedonska Kamenicë nuk janë vërejtur probleme gjatë votimit në kushte shtëpiake. Të drejtën e tyre të votimit siç kumtuan nga Komisioni komunal zgjedhor në këto dy komuna, do ta realizojnë gjithsej 100 persona. Prej tyre 63 në Pehçevë dhe 47 qytetarë të sëmurë dhe të pafuqishëm në Makedonska Kamenicë.(koha.mk)