Shkup, 14 nëntor – Mungesa e Nikolla Gruevskit nuk do të udhëhiqet si mungesë e arsyeshme në seancat parlamentare. Paga e tij do të zvogëlohet për 5 për qind në çdo tre mungesa nga seancat plenare. Këtë e kanë konstatuar koordinatorët e grupeve të deputetëve në koordinimin e djeshëm tek kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi. Në takim është dakorduar që pasi të kalojnë gjashtë muaj mungesë e paarsyeshme e Gruevskit, përsëri të vihet në rend dite marrja e mandatit të tij të deputetit.