Vjollca SADIKU
Dibër, 23 janar – Dibranët edhe gjatë vitit që kaloi kanë pasur shumë problem në sferën të të drejtave të tyre, por në pjesën më të madhe ata nuk kanë trokitur tek dera e Avokatit të Popullit për të kërkuar ndihmë, shkruan gazeta KOHA. Kjo dukuri sidomos është prezent tre vitet e fundit. Ata edhe pse kanë shumë halle dhe probleme, e kanë vendosur që të mos t’i drejtohen Avokatit të Popullit, nga që janë demoralizuar dhe janë bërë pesimist me që viteve të kaluara nuk kanë pasur ndonjë ndihmesë të madhe dhe shumë probleme të tyre zvarriten me vite të tëra.
Gjatë vitit 2016 interesimi i dibranëve për Avokatin e Popullit ka një ulje drastike në krahasim me disa vitet më parë. Sipas zv. Avokatit të Popullit, Selim Dauti, i cili ka selinë në Kërçovë, kurse me aktivitete e tij mbulon edhe Komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, gjatë vitit që kaloi në Dibër në zyrën e tij ka pranuar vetëm disa palë. Siç na deklaroi Dauti, i cili Dibrën e viziton dhe pranon palë gjatë javës së fundit të muajit, pjesa dërmuese e palëve kanë marrë këshilla dhe sugjerim për lëndë të ndryshme të cilët nuk kanë pasur nevojë për proceset gjyqësore. Po sipas tij nëntë lëndë kanë vijuar në procedurë gjyqësore prej të cilëve tetë lëndë gjyqësore kanë përfunduar. Janë lëndë të cilët ishin drejtuar dhe zgjidhur gjashtë nga sektori i urbanizmit me çka nënkuptohet për ndërtime pa leje dy lëndë kundër institucionit gjyqësor respektivisht përmbaruesve dhe një lëndë kundër MPB-së respektivisht për nënshtetësi thekson zëvendës Avokati i Popullit, Daut Selimi. Pra lënda me nënshtetësi vazhdon të jetë në procedurë gjyqësore, thekson ai.
Duke komentuar numrin e vogël të dibranëve, të cilët kanë kërkuar ndihmë juridike në këtë institucion, Dauti thotë se ka një rënie të interesimit. Këto tre vitet e fundit sikur ka rënë interesimi i dibranëve për t’ju drejtuar këtij institucioni për të kërkuar ndihmë për zgjidhjen e problemeve të tyre. Sa u takon shkaqeve nuk mund të dimë në këtë moment se cilat janë elementet që ndikojnë në rënien e interesimit. Por, ai vlerëson se ka nevojë për një informim në kontinuitet për rolin e Avokatit të Popullit në shoqëri. Dua të theksoj, na deklaroi Dauti, se hallet dhe problemet e popullatës janë të shumtë dhe ne si institucion ofrojmë ndihen e cila na takon me ligjet në Republikën e Maqedonisë. Edhe vitin të kaluar, sipas statistikave, dibranët kryesisht i janë ankuar Avokatit të Popullit në lidhje me problemet në marrëdhëniet e punës, në lidhje me elementet negative në administratën dhe institucionet e ndryshme por edhe për probleme të cilët vite me rrallë nuk zgjidhen në proceduat gjyqësore dhe qytetarët kërkojnë të marrin informatat se si duhet të vazhdojnë lëndët të cilët presin për tu zgjidh me vite.
Edhe gjatë këtij viti, thotë zëvendës Avokati i Popullit, ky institucion në Dibër do të jetë i kapshëm për qytetarët ditën e enjte të fundit të muajit. Në bashkëpunim me pushtetin vendor, atij i mundësohet një zyrë për kontakt në Komunë Dibër ku popullata mund të shfrytëzojë realizimin e kontakteve dhe marrjen e këshillave, por edhe aktiviteteve të tjera në përputhje me ligjin. Sipas Dautit, qytetarët duhet të shfrytëzojnë shërbimet juridike dhe ligjore që jep Avokati i Popullit, me që kjo e drejtë është e garantuar me ligj.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.