Kombinati i Jugohromit nuk të hapet pa përmbushur kushtet për ambient të pastër. Kështu e ka komentuar kërkesën për rihapje të metalurgjikut, ministri i Ekologjisë, Bashkim Ameti. Në pyetjen nëse do i merret tërësisht leja për punë kombinatit, ai tha se ministria do veproj konform ligjit, njofton Alsat-M. “Ju të gjithë, por edhe opinioni e din se NPK Tetova po punon në mënyrë intensive dhe e dini se Tetova sikurse vendet tjera po zhvillohet intensivisht dhe Ndërmarrja po bën punën e vet me ndërtimin e transfero stacionit”, deklaroi ministri Ameti.