Strumicë, 16 prill – SPB Strumicë, ka parashtruar padi penale ndaj 62 vjeçares M.G nga Gjevgjelia për shkak të dyshimit se kryer veprën penale mashtrime mjekësore, njofton Koha.
Në periudhën nga muaji maj 2016 deri në denoncimin e rastit, e dyshuara, duke mos poseduar shkollimin adekuat, pa e kaluar testimin profesional dhe pa licencë pune për të kryer veprimtarinë në fjalë, ka kryer kontrollime sysh dhe ka caktuar dioptrinë e pacientëve.