Pa energji elektrike një pjesë e komunave Gazi Babë, Zelenikovë dhe Karposh

17

Shkup, 22 prill  – Për shkak të kryerjes së punëve teknike në elektro-rrjetin shpërndarës, nesër pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e një pjese të komunave Gazi Babë, Zelenikovë dhe Karposh.

Siç njoftuan sot nga Qendra rajonale për menaxhim me krizat të Qytetit të Shkupit, nga ora 08:00 deri në 15:00, pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e rrethinës së servisit për automobila “KROS” në rrugën “Husein Bajram”.

Nga ora 08:30 deri në 15:00, pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e një pjese të Zelenikovës në rrethinën e komunës,  deri tek dalja në fshatin Strugodicë, ndërsa nga ora 09:00-13:00, shfrytëzuesit e një pjese të rrugëve “Relinska”,  “Strezovo” dhe “Kozle”.