Pa energji elektrike nesër në periudha të caktuara të Shkupit do të mbeten pjesë të komunave Kisalla Vodë, Shuto Orizare, Gazi Babë, Gjorçe Petrov dhe Karposh. Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza, duke iu referuar informacioneve nga EVN Maqedoni, kumtoi se nga ora 9 deri në 10:30 pa energji elektrike do të jenë banorët e rrugës “Pushkovina” nr. 11, si dhe shfrytëzuesit e zonave përreth, në komunën e Kisella Vodës, ndërsa nga ora 9 deri në ora 15 një pjesë të banorëve të rrugëve “Brsjaçka Buna”, “Zletovska” dhe “Nov Zhivot” në Shuto Orizarë.
Në periudhën nga ora 9:30 deri në orën 13 pa furnizim me energji elektrike do të mbeten pjesë të konsumatorëve të lagjes Goce Dellçev në shtegun nga Shimak deri në Xhade në komunën Gazi Babë, dhe nga ora 10 deri në orën 13, përdoruesit e rrugës “Vëllezërit Çakrevi” nga nr. 01 tek nr. 15 në komunën e Gjorçe Petrovit. Nga ora 10 deri në 14 pa energji elektrike do të jenë banorët e rrugës “Jurij Gagarin” nga nr. 87 deri në nr.97 në komunën e Karposhit.