Pa energji elektrike nesër një pjesë e Karposhit, Sarajit dhe Gjorçe Petrovit, një pjesë e Qendrës pa ujë

Shkup, 16 shtator – Për shkak të kryerjeve të ndërhyrjeve teknike në elektro rrjetin e distribuimit, pa energji elektrike nesër do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të komunës së Karposhit, Sarajit dhe Gjorçe Petrovit.

Pa energji elektrike do të mbesin nga ora 08:30 deri në orën 12:00 shfrytëzuesit e një pjese të lagjes Momin Potok, nga ora 09:00 deri në orën 14:00 shfrytëzuesit e fshatrave Gllumovë, Shishevë dhe Matkë dhe nga ora 10:00 deri në orën 14.00 shfrytëzuesit e fshatit Nikishtan dhe një pjesë e fshatit Volkovë.

Për shkak të kryerjes së punëve teknike në rrjetin e furnizimit me ujë rruga “Svetozar Markoviq” pn. do të mbetet pa ujë nga ira 09:00 e deri në përfundimin e intervenimit. Ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë edhe shfrytëzuesit e rrugës Istarka dhe Botolska në komunën Qendër.