Pa energji elektrike nesër prej orës 09 deri në orën 12 do të jenë konsumatorët e një pjese të rrugës “Sasa”, në komunën e Kisella Vodës. Siç kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, për shkak të ndërhyrjeve të caktuara teknike pa energji elektrike prej orës 08:30 deri në orën 11:30 do të mbeten një pjesë e rrugës “Indira Gandi”, si edhe disa pjesë të rrugëve “Uashingtonska” dhe “Viniçka”, në komunën e Shuto Orizares. Pa energji elektrike nesër prej orës 11:00 deri në orën 13:00 do të jenë edhe konsumatorët e rrugës “Aleksandar Bujnov” numër 21 dhe objektet përreth, në komunën e Butelit.