Pa energji elektrike nesër do të mbesin një pjesë e komunave Shuto Orizarë, Gjorçe Petrov, Kisela Vodë, Saraj dhe Qendër. Në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 11:00 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët “Nov Zhivot” dhe “Uashingtonska” në komunën e Shuto Orizarës, ndërsa nga ora 9:00 deri në orën 13:00 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët “Arsenij Jovkov”, “Makedonska Prerodba”, “Boris Sarafov” dhe “Gjurçin Kokale” në komunën e Gjorge Petrovit. Pa energji elektrike nga ora 9:00 deri në 14:00 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Banica” nga nr.19 deri në nr.29, ndërsa nga ora 9:00 deri në orën 15:00 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët “367 dhe “Drenak” në komunën e Kisela Vodës. Nga ora 9:30 deri në orën 11:00 nesër pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Anarqi e Poshtme në komunën e Sarajit, ndërsa në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 15:00, pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët “Rade Jovçevski Korçagin”, “Prespanska”, “Ante haxhi Mitkov” dhe “Veleshka” nga nr.1 deri në nr.55 në komunën Qendër. Siç informojnë nga QRMK të Qytetit të Shkupit ndërprerja është për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektronik.