Pa energji elektrike nesër në periudhën prej 06:30 minuta e deri në orën 08:00 do të mbesin konsumatorët e rrugës “Vladimir Komarov” numër 8 dhe një pjesë e rrugës “Vladimir Komarov” numër 12, në komunën Aerodrom. Siç kumtoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit, pa rrymë në periudhën prej orës 08:30 minuta e deri në orën 15:00 do të jenë një pjesë e rrugës “Herakleja” dhe “Mos Ston”, në komunën Gjorçe Petrov.
Në periudhën prej orës 09:00 e deri në orën 10:00 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve të rrugëve “Bërsjaçka Buna”, “Nov Zhivot”, “Pellagonija” dhe “Zletovska”, në komunën Shuto Orizarë. Pa energji elektrike prej orës 09:00 e deri në orën 14:00 do të jenë konsumatorët e bulevardit “Treta Makedonska Udarna Brigada”, një pjesë e rrugës “Nikolla Karev”, si dhe rrugët “Mirçe Acev”, “Treta Makedonska Brigada” dhe “105”, në komunën Qendër.
Në periudhën prej orës 09:30 minuta e deri në orën 15:00, nesër pa energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve të rrugës “Fushtanska”, numër 75, 73, 71, 69 dhe rrethina, në komunën Gazi Babë, derisa prej orës 09:00 e deri në orën 13:00, një pjesë e konsumatorëve të fshatit Kuçkovë dhe rruga numër “2”, në komunën Gjorçe Petrov. Pa energji elektrike nesër prej orës 10:30 minuta e deri në orën 15:00 do të mbesin konsumatorët e fshatit Usje, në komunën Kisella Vodë.