Pa energji elektrike nesër do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të komunave Kisela Vodë, Qendër, Karposh dhe Saraj, informojnë nga QRMK Shkup. Nga ora 9:00 deri në orën 11:30 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rr. “Sasa”, rr. “Jabllanica”, bul. “Boris Trajkovski”, si dhe një pjesë e rr. “1440” në komunën e Kisela Vodës.
Në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 12:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e pjesës nga rr. “Boris Kidriq”, rr. “Petar Acevi” dhe një pjesë e rr. “Anastas Mitrev” në komunën e Qendrës dhe Kisela Vodës. Pa energji elektrike nga ora 9:00 deri në orën 13.00 do të jenë shfrytëzuesit nga rr. “Shumajska” në komunën e Karposhit, ndërsa nga ora 9:00 deri në orën 11:00, shfrytëzuesit nga objektet në qendrën rekreative “Ezero Treska” në komunën e Sarajit. Ndërprerja në furnizimin me energji elektrike është për shkak të ndërhyrjeve teknike.