Shkup, 23 korrik – Pa energji elektrike nesër nga ora 08:30 deri në orën 11:30 do të mbesin shfrytëzuesit e rr. “Dimo Haxhi Dimov” nr. 123 në Kisella Vodë, ndërsa në këtë komunë energji elektrike nga ora 08:30 deri në orën 14:30 nuk do të kenë edhe shfrytëzuesit e rr. “Janko Mishiq”.
Ndërprerja e paralajmëruar është për shkak të punëve teknike në elektrorrjetin distribuiv, kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me krizat (QRMK) pas njoftimit të marrë nga “EVN Maqedoni”:
Energji elektrike nesër nuk do të kenë edhe disa pjesë të Karposhit – nga ora 9 deri në orën 12 energji elektrike nuk do të kenë shfrytëzuesit e rr. “Jurin Gagarin” me nr: 24, 30, 36a, 44a, 52, 58 dhe 70, bul. “Mitropolit Teodosij Golloganov” nr. 92, një pjesë e rr. “Strushka” dhe rr. “Kozle” prej nr. 140 deri nr. 172, si dhe shfrytëzuesit e objekteve rreth firmës “Verian SHPKNJP” në bul “Ilinden”.
Nga ora 12 deri 14 në komunën e Karposhit energji elektrike nuk do të kenë edhe shfrytëzuesit e objekteve rreth firmës “Dot mebel” në bul. “Ilinden”.
QRMK kumtoi edhe për ndërprerjen e furnizimit me ujë nesër nga ora 9 për shfrytëzuesit e një pjese të rrugëve “Kiril e Metodij” dhe “Dame Gruev” në komunën Qendër.
Sipas njoftimit të NP “Ujësjellës”, ndërprerja do të bëhet për shkak të rregullimit të defektit të mbyllësit në rrjetin e ujësjellësit dhe do të zgjasë deri në përfundimin e intervenimit.(koha.mk)