Shkup, 22 mars – Nga “EVN Maqedoni” SHA informojnë se për shkak të intervenimeve teknike në elektro-sistemin e Qytetit të Shkupit nesër pa energji elektrike do të mbeten disa pjesë të komunave Çair, Sopishte dhe Karposh.
Në periudhën nga ora 09:00 deri në 11:00 pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e ndërtesës nr. 16 hyrja 1 në rr. Kemal Ataturk, Komuna e Çairit.
Pa energji elektrike nga ora 09:00 – 12:30 do të jenë edhe përdoruesit e fshatit Sonje e Poshtme, Komuna e Sopishtës, ndërsa në periudhën nga ora 09:00 deri në 12:00 edhe përdoruesit e numrave çift nga nr. 2 deri në numrin 14 në rr. Naum Evro, Komuna Karposh. (koha.mk)