Shkup, 21 mars – Pa energji elektrike prej orës 9:00 deri në orën 15:00 do të mbeten konsumatorët e rrugëve “Vodnjanska” me numrat 42, 44, 46, 56 dhe 58, “Aco Karaçanov” me numrat 60 dhe 61, “Atanas Karatoshev” numër 4 dhe “Orlov” me numrat 6 dhe 8 në komunën Qendër. Siç njoftoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, pa energji elektrike në orar prej orës 9:00 deri në orën 15:00 do të jenë edhe konsumatorët në fshatin Grushinë, në komunën e Haraçinës. Prej orës 9:00 deri në orën 15 pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët e rrugëve “Franklin Ruzvelt” numër 51 dhe “Daskal Kançe”, në komunën e Karposhit, ndërsa prej orës 11:30 deri në orën 15:00 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e fshatit Kondovë, në komunën e Sarajit.