Pa energji elektrike nesër prej orës 08:00 e deri në orën 15:00 do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “VMRO” më saktë konsumatorët nga rrethina e ndërtesës Agrotehna, në komunën Qendër. Siç kumtoni Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit, ndërprerja është për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin elektrik.
Pa energji elektrike prej orës 06:15 deri në orën 15:30 do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Bllagoja Stevkovski”, “Anri Barbis”, “Karl Libknhet” dhe “Karl Hron” në komunën e Gazi Babës. Prej orës 08:30 e deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga fshatrat Ajvatovc, Bunarxhik dhe objektet në rrugën për Bunarxhik në komunën e Ilindenit. Pa energji elektrike prej orës 08:30 e deri në orën 15:00 do të mbeten shfrytëzuesit e një pjese të rrugëve “Marko Oreshkoviq” në komunën e Kisella Vodës.
Prej orës 09:00 e deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Çe Gevara” në komunën e Shuto Orizarës. Pa energji elektrike prej orës 09:00 e deri në orën 11:00 nesër do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Nobelova” , “Vienska” dhe “Varshavska” ndërsa prej orës 12:00 e deri në orën 14:30 shfrytëzuesit nga një pjese nga “Pariska” prej numër 15 deri në numrin 21, në komunën e Karposhit.