Shkup, 20 dhjetor – Disa pjesë të komunave Qendër, Karposh, Aerodrom dhe Gazi Babë sot në periudha të caktuara të ditës do të mbeten pa energji elektrike për shkak intervenimeve të caktuara teknike.
Prej orës 9 deri në orën 10 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rr “Maksim Gorki” nr, 5, 7, 10, 11, 12, 13,14, 16, 18 dhe rr. “Naum Naumovski Borçe”, nr. 27 dhe nr. 29 si dhe bulevardi “Klimenti i Ohrit” nr. 8, 10, 12, 43,45 përgjatë Maticës drejtë kishës në komunën Qendër, ndërsa prej orës 10 deri në orën 15 shfrytëzuesit nga rr “6” në f. Bardovcë, si dhe një pjesë e fshatit Bardovcë në komunën e Karposhit.
Siç informon QRMK pas njoftimit nga “EVN Maqedoni” SHA, pa energji elektrike në periudhën prej orës 08:30 deri në orën 13 do të jenë shfrytëzuesit e një pjese nga rruga “Bllazho Orlandik” (prej nr 34 deri 44) në komunën Aerodrom, ndërsa prej orës 9 deri në orën 14 një pjesë e rr. “Tashko Karaxha” nr. 20 në komunën e Gazi Babës.