Shkup, 30 nëntor – Për shkak të ndërhyrjeve të caktuara teknike në rrjetin elektro-shpërndarës nga ora 08:20 dhe nga 12:30 pa energji elektrike do të mbesin konsumatorët e një pjesë të vendbanimit Belimbegovë, si dhe firmat në rrethinën e motelit “Belvi” në Komunën e Ilindenit.
Nesër nga ora 08:30 e deri në orën 15:00 nuk do të ketë energji elektrike për konsumatorët e një pjese të rrugës 20 në fshatin Saraj, nga ora 09:00 e deri në orën 13:00, në rrugën “Naroden Front” ndërtesa nr. 17 në Komunën Qendër, ndërsa nga ora 09:00 e deri në orën 15:00 një pjesë e rrugës Debarcë, gjithashtu në Komunën Qendër, nga ora 10 e deri në orën 13 një pjesë e fshatit Bardovcë në Komunën e Karposhit, ndërsa nga ora 12 e deri në orën 14:30, konsumatorët e një pjesë të rrugës Ivan Kozarov në Komunën e Kisella Vodës.