Për shkak të intervenimeve teknike, disa pjesë të komunave Qendër, Gazi Babë dhe Petrovec sot do të mbeten pa energji. Siç kumton QRMK, energji nga 08:30 deri në orën 15:30 nuk do të kenë shfrytëzuesit nga fshatrat Gradmanci dhe Katllanovë, banja e Katllanovës dhe vendbanimet Koçkova Nasellba dhe Mesna Reka në Komunën Petrovec, nga ora 08:30 deri në orën 11:30 shfrytëzuesit nga firma “Unija Pak”, “Joki” dhe “Impres” në Komunën Gazi Babë, ndërsa prej orës 11:00 deri në orën 12:00 shfrytëzuesit nga hoteli “Stoun Bixh”, restoranti “Pirin”, sheshi “Kryengritja e Karposhit”, Fakulteti për Arte Muzikore, Shkolla e mesme e muzikës dhe të gjithë objektet afariste dhe joafariste në sheshin “Kryengritja e Karposhit” në Qendër.