“Pa biçikletë”, vepër më e re e Daut Dautit

Këto ditë doli nga shtypi libri më i ri i Daut Dautit, “Pa biçikletë”. Vepra përmbledh dhjetëra reportazhe, udhë përshkrime e rrëfenja të tjera të shkruara nga periudha të ndryshme të karrierës profesionale të autorit, të cilat, siç është shprehur në rrjetet sociale, i kanë bërë ballë dhëmbit të kohës, por dhe janë ngjyra kohësh, njëkohësisht. Në këtë kontekst, të këtij karakteri janë shkrimet nga vizita e pare në Shqipëri, në vitin 1990, para rënies së komunizmit, por dhe të tjera, nga rënia e komunizmit, në proceset e transformimit të madh shoqëror, por dhe nga hapësira të tjera gjeografike, si Ukrainë, Evropë dhe Amerikë.

Recensenti i librit, publicisti Nijazi Muhamedi veçon rëndësinë e reportazheve nga Shqipëria. “Vlerësia historike e e reportazheve nga vizita e parë në Shqipërinë komuniste në vitin 1990, si referencë duhet parë nga këndvështrimi se autori i saj e ka pasur rastin dhe privilegjin që të kapë atë ndërmjetkohë me kërshërinë e pozitivizuar në mënyrë të prajshme. Ky është horizonti që hapet që në reportazhin e parë për Atdheun “e lidhur dhe “të penguar” për të parë pjesët e tërësisë shqiptare jashtë tij jo vetëm për brezin e autorit, por edhe për etërit e atij brezi dhe të brezit të etërve tanë dhe për brezin e viteve tona”, shkruan Nijazi Muhamedi. “Shkuarja në Atdheun “e lidhur” dhe “të penguar” ka ndodhur vetëm “me kalë në ëndërr” për breza fëmijësh, pra, edhe për vetë autorin e reportazheve dhe del fare e kuptueshme pse në fillim të ciklit të reportazheve…shtegtimi përtej ëndrrës, nis me një remineshencë autobiografike(ëndrra që kur të vijë ditë me i ra kryq e tërthor me biçikletë vendit amë të ndaluar), që faktikisht përbën edhe një sekuencë autobiografike të brezit të autorit dhe më parë prej brezit të tij…”, nënvizon Muhamedi.

Dauti është autor i njohur i dhjetëra veprave në poezi, prozë dhe veprave publicistike.

Advertisements